SHBA, rrezik nga përmbytjet

22/11/2014 00:00

Reshjet e dëborës në verilindje të Shteteve të Bashkuara po pakësohen,
por ato që kërcënojnë tani këto zona janë përmbytjet nga shirat e
fundjavës e shkrirja e borës që ra.

Me shtetin e New York, zyrtaret druhen se disa ndertesa mund te shemben kur te mberrijne shirat pasi do te shtojne peshen e debores se grumbulluar ne çati.

Per shkak te nivelit historik te reshjeve siç pershkruhet ne media, Neë York eshte pothuajse i paralizuar.
 
Qyteti i Buffalo-s llogaritet te jete perballur ne tre dite me sasine e bores qe zakonisht bie brenda nje viti.Ne disa pjese te tij, trashesia e saj mberrin ne gati 2,4 metra.

Ky sistem stuhish i pazakonte per nentorin, fajesohet per te pakten 13 vdekje ne New York-un perendimor, pjesa me e madhe e te cilave pasoje e ekspozimit ndaj te ftohtit dhe atakut kardiak. Disa prej viktimave vdiqen ndersa pastronin boren.

Por ndersa Shtetet e Bashkuara kaluan menjehere nga moti i ngrohte vjeshtor ne perballjen me te ftohtin polar, Brazili ne Ameriken e Jugut ben llogarite me thatesiren me te madhe te perjetuar ndonjehere ne 80 vjet.

Liqeni Artificial i krijuar prej diges se Guarapiranga-s qe furnizon me uje zonen metropolitane te Sao Paolo-s, eshte thare pothuajse krejtesisht. Prej 6 muajsh, uji ne kete rajon ekonomizohet dhe policia eshte detyruar te shoqeroje kamionet cisterne qe udhetojne drejt qyteteve me te vogla nga frika se mund te devijohen prej personave te armatosur.

Top Channel