Kurti: Mustafa u shit tek Thaçi

22/11/2014 00:00

“Koalicioni LAN është prishur për çështje postesh. Ujdia me Thaçin është ndrequr për çështje dosjesh”.

Me këto fjalë, nga Vitia, edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vijuar të shpjegojë pse sipas tij u lidh koalicioni mes PDK dhe LDK-së.

Para qytetarëve të Vitisë, Kurti tha se për pesë muaj rresht asnjërin prej 63 deputetëve që kishin formuar shumicën parlamentare as nuk i frikësoi e as nuk i bleu dot PDK-ja, por kreu i LDK-së Isa Mustafa u shit te Hashim Thaçi.

“Të shënosh autogol nga penalltia mund ta bëjë vetëm një njeri i talentuar për dobësi si Isa Mustafa”, tha Kurti.

Top Channel