Pogba mposht Lacion, rikthen Juven në krye

23/11/2014 00:00

Juventusi mposhti 3-0 Lacion në “Olimpico” dhe ruan në 3 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë.

Përballë një Lacioje, e cila nuk shfaqi asnjë rrezik në sulm, skuadra e Allegrit dominoi lojën dhe mori fitoren e tretë radhazi në Serie A. Ndeshja u zhbllokua nga francezi Pogba, i cili me 2 gola të shënuar, 1 në të parën dhe 1 në të dytën, tregoi se është një futbollist që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në çdo moment.

Golin tjetër të Juves e shënoi argjentinasi Tevez, i cili ngjitet njëkohësisht në krye të listës së golashënuesve, me 9 gola.

Edhe pse mbeti me 10 lojtarë në fund, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë Padoin në minutën e 70, Lacio nuk mundi të shfytëzonte avantazhin e një lojtari më shumë.

Pas kësaj fitoreje, e dhjeta në 12 ndeshje të luajtura, bardhezinjtë janë në krye me 31 pikë, ndërkohë që ndjek Roma me 28, pas triumfit 2-1 ndaj Atalantës në transfertë, më herët gjatë së shtunës, falë golave të Ljajiç dhe Nainggolan, që përmbysën atë të Maxi Moralez.

Napoli, që renditet në vendin e tretë me 7 pikë nga kreu, mund të reduktojë distancën në rast të një fitoreje ndaj Cagliarit të dielën, një ditë që do të kulmojë me derbin e Milanos, Milan-Inter.

Top Channel