Grabitësi i bankës, dosja në gjykatë 

23/11/2014 00:00

Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim një grabitës banke. Hetimi ka përfunduar brenda gjashtë muajve, nga ku ka rezultuar se shtetasi Elton Birka i ka vjedhur bankës ku punonte shifrën e 400 milionë lekëve dhe 40 mijë euro.

Mekanizmi i vjedhjes ka qenë i thjeshtë. Ditën që duhet të mbushte bankomatet me para’, Birka duke përfituar nga fakti se ka qenë ditë e shtunë, u largua nga Shqipëria. Mungesa e parave u konstatua dy ditë më vonë. Ai akuzohet për “vjedhje të bankave me pasoja të rënda”.

Birka është ndihmuar edhe nga fakti se kolegu i tij që mbante çelësat e bankomateve ja kishte lënë atij në mirëbesim. Mbushja e aparateve me kartëmonedha sipas rregulloreve të bankave bëhet nga dy persona, një që mban çelësat dhe një që mban kodet.

Kolegu i tij është proceduar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Top Channel