Hamilton, dy herë kampion në Formulën 1

23/11/2014 00:00

Lewis Hamilton ka fituar titullin botëror në Formulën 1 për vitin 2014. Piloti britanik i Mercedesit ka arritur të lërë pas të gjithë edhe në garën e fundit sezonale, Cmimin e Madh të Abu Dabit, duke triumfuar për të njëmbëdhjetën herë këtë sezon.

Nico Rosberg, i vetmi që mund t’i merrte titullin në garën e fundit, pati shumë probleme në njëvendëshen e tij dhe preu finishin në vendin e 14, edhe pse u nis nga “pole position”.

Hamiltonit i mjaftonte një vend i dytë për t’u shpallur kampion, por britaniku që në nisje u shfaq agresiv duke marrë vendin e parë e duke u shkëputur i vetëm në krye.

Në këtë garë të fundit Mercedes feston edhe titullin kampion për Konstruktorë që e rifiton pas 59 vitesh nga koha kur e fitonte me Huan Manuel Fanxhion.

Vendi i dytë dhe i tretë për pilotët e skuderisë Williams: Felipe Massa dhe Valteri Bottas. Në vendin e katërt u rendit Ricciardo, ndërsa Red Bulli tjetër i Vetell në vendin e nëntë, duke lënë pas Ferrarin e Fernando Alonsos dhe atë të Kimi Raikkonenit.

Hamilton grumbulloi 384 pikë në kampionatin e Pilotëve, ndërsa Rosberg 317 pikë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel