Ata që janë martuar një herë duan të rimartohen përsëri, për të mos u plakur të divorcuar apo të ve. E ndërsa të rinjtë po shmangin martësën, për shkak të besimit të pakët tek ajo apo shpenzimeve të larta, po vihet re se ata që janë martuar një herë mbeten të etur për ta bërë sërish.

Bazuar në disa të dhëna të Instituti të Statistikave, vihet re që në dhjetë vitet e fundit numri i martesave tek personat me status civil të divorcuar është rritur duke arritur tek gratë në 860 martesa vetëm për vitin 2010.

Kurse, për burrat e divorcuar numri i martesave është edhe më i lartë, duke arritur në rreth 1400. Të njëtën trend kanë pësuar edhe rritja e martësave tek gratë dhe burrat e ve.

Ku trend duket se është global. Një studim me tematikë të ngjashëm i `The Economist`, tregon se në vitin 2013, 40% e martesave të reja në Amerikë, përfshinin së paku një partner, i cili kishte bërë  me parë betimet.

Sipas anketimit, të rriturit e divorcuar apo të ve ishin gati të rimartoheshin sot, nga të cilët 57% e tyre e kishin bërë më parë në vitin 1960.  

Ky trend duket se ka shtuar punën e agjencive apo specialistëve të faqeve web për takime, ku të rriturit e divorcuar ose të ve ofrohen për rigjetur dashurinë. Pra, të rriturit e gjendur sërish beqarë nuk mendojnë se kanë shpëtuar aspak nga martesa, ata vijojnë të mbeten të etur ta bëjnë sërish e sërish, duke lidhur perseri  kurorë me partner të rinj.

Top Channel