Anri Sala nderohet me “Vincent”

24/11/2014 00:00

Artisti shqiptar Anri Sala, i njohur për artin e tij të instalacionit, ka fituar çmimin “Vincent”, një nga çmimet më prestigjioze të artit kontemporan në Evropë.

Sipas ‘The Guardian’, ai fitoi këtë çmim të madh përballë katër kandidatëve të tjerë, mes tyre edhe fituesin e çmimit po aq të madh “Turner”, britankun Gillian Wearing. Cmimi i filluar të jepet që në vitin 2000 u jepet artistëve që kanë një karrierë të gjatë e vlerësohet se verpat e tyre artistike ndikojnë në zhvillimin e artit kontemporan në Evropë, çmim që ka edhe një shpërblim financiar prej 50 mijë eurosh.

I lindur në vitin 1974 në Tiranë dhe i ardhur nga një familje e njohur intelektuale e kryeqytetit, Anri Sala jeton dhe punon në Berlin. Ai ka marrë pjesë në disa qindra ekspozita të artit në mbarë botën dhe është nderuar me një numër mjaft të madh çmimesh artitike nga bota e artit. Sipas gazetës ‘The Guradian’ të Londrës, juria thekson se ka qenë mjaft e vështirë për të përcaktuar fituesin, por vendimi u bazua për punën poetike, por edhe atë konceptuale.

Në qendër të veprës artistike të artistit shqiptar Anri sala ishte kënga “Should I stay or should I go”, ku të dyja videot janë filmuar në Francë dhe Meksikë e shoqërohen nga versioni i kësaj kënge të luajtur me një organo rruge dhe kuti muzikore. Vendet ku ishin regjistruar videot janë një qendër e braktisur kulturore në Francë dhe tjetra në sheshhin e Tre Kulturave në Mexico City, të cilat ishin përzgjedhur nga artisti shqiptar si vende që simbolizonin dështimin e një ideologjie të madhe.

Top Channel