Jo vetëm divorci, por edhe ndarja mes dy njerëzve në një marrëdhënie lë pasoja të rënda.

Një proces që shoqërohet me ndryshime në gjendjen emocionale. Edhe shëndeti përkeqësohet. Bie imuniteti dhe ka më shumë mundësi që të prekeni nga sëmundje, si gripi apo alergjitë.

Studime të ndryshme kanë treguar se stresi i shkaktuar nga ndarjet mes ccifteve, nxit konsumim të ushqimit jo të shëndetshëm. Rrjedhimisht, shkaktohet shtim i nivelit të kortizolit. Ky hormon i stresit, ndikon në çdo qelizë të trupit tone.

Të gjitha këto janë pasojë e gjendjeve depresive, vetmisë dhe izolimit social, shpjegon psikologia Bora Bektashaj.

Një fillim i ri. Ky është ccelësi për ta menduar jetën si një vijë të pandërprerë dhe për ta kaluar k?t? humbje. Në fakt çdo gjë mund të ketë ndryshuar, por nuk ka përfunduar.

Çfarë mund të bëni? Sfidat nuk janë gjithnjë të pakapërcyeshme. Ndaj mundohuni të shfrytëzoni mundësitë dhe lirinë e munguar.

Top Channel