Ishte vetëm një grusht i vogël njerëzish, krerë të lartë të shtetit komunist dhe Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë që dinin ekzistencën e një bunkeri antibërthamor disa kilometra larg bllokut. 

Paranoja e një sistemi shfaqet qartë në ndërtesën 5 katëshë të ndërtuar nën tokë që njihet në dosjet e komunizmit me emërtimin: Objekti 0774. Pas 36 vjetësh bunkeri antibërthamor është zbuluar për herë të parë për publikun jo vetëm si objekt por si një ndërthurje mediumesh ku linja historike, muzeale dhe artistike bëhën bashkë me mbitullin “Bunkart”.

Për grafik dizanjerin e BunkArt, Agi Haxhimurati, i cili është kujdesur që  rrëfimin historik ta vizatojë përmes ngyrave njohja e parë me këtë miniqytet nëntokësor ka qenë një befasi.

Tuneli është inauguruar më 1978. Nuk ka të dhëna nëse ata që e ndërtuan tunelin të kenë improvizuar ndonjë sulm bërthamor për t’i provuar së paku vetes nëse do mund të rezistonin më shumë se 72 orë të izoluar. Në sipërfaqen prej 2685 metra katorë e projektuar në pesë nivele janë rreth 106 dhoma, secila me nga një histori.

Miniapartamenti ndërtuar për çiftin Hoxha ka një paradhomë për sekretarin personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Kjo kapele dhe pardesy që i përkasin Enver Hoxhës flet për praninë e tij aty por në fakt ai nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar të bunkerit më 1978.

Në një nivel më poshtë është ndërtuar miniapartamenti për Mehmet Shehun dhe bashkëshorten e tij. Disa nga mjediset e tunelit janë rindërtuar me objekte origjinale të asaj kohe për tu dhënë një panoramë të plotë vizitorëve. E vetmja hapërsië që nuk ka ndryshuar është një bar bufe ku që nga vitit 1985 shërben Natasha Konxhi.

Miniqyteti nuk do kish kuptim dhe pa skenën e tij. Projekti për të vetmen sallë Kuvendi të fortifikuar që është ndërtuar në Shqipëri lindi pas vizitës së një delegacioni shqiptar në Korenë e Veriut. Salla është projektuar në mënyrë të tillë që të shërbente dhe për vënien në skenë të shfaqjeve artistike. Në këtë dhomë ku ndalohet hyrja ndodhet zemra e sistemit të filtrave të ajrit.

Qëllimi i saj ishte që të pengonte helmet e prodhuara nga një shpërthim bërthamor që të arrinin deri në bunker e të vriste kë ishte brenda tij. Për të kuptuar më shumë rreth sigurisë ky impiant është prodhim Made in Kina. Për të zbuluar sekretet e objekti 0774, ai do të jetë i hapur për publikun deri më 15 dhjetor.

Top Channel