Rita Ora në tapetin e kuq të AMA-s

24/11/2014 00:00

Ka një rol të vogël në filmin e shumëpritur ‘Fifty Shades Of Grey’ dhe duket se Rita Ora po mendon që tani për çmimet Oscar.

Në tapetin e kuq të American Music Awards këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u shfaq me një fustan të verdhë që do i shkonte më shumë tapetit të kuq të Academy Awards.

Fustani i 23-vjeçares kishte një bisht shumë të gjatë dhe duhej një ndihmës për ta mbajtur atë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel