Rama: U votuam të bëjmë shtet

24/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fillim javën, me disa postime në
Twitter lidhur me çështjet e aktualitetit politik në vend dhe reformat e
nisura nga Qeveria të kritikuara në mënyrë konstante nga opozita.

Në postimin e parë që lidhet me taksat Rama thotë: “Ankohet per rritje taksash kush s`paguan asnje takse. 95% e taksapaguesve shqiptare sot paguajne me pak taksa se nje vit me pare”.

Ndërsa për energjinë elektrike edhe kjo një tjetër çështje e mprehtë Rama shkruan: “Ankohet per çmimin e energjise kush si paguan po i vjedh dritat. Çmimi i energjise s`do rritet, operacioni kunder hajduterise do ashpersohet”.

“Ankohet per rritje te naftes kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in. Çmimi i naftes sot eshte me i ulet se vjet dhe as do te rritet”, thotë Rama duke iu përgjigjur opozitës e cila ka denoncuar rritjen e cmimit të karburanteve.

“Ankohet per rritje çmimesh kush degjon propaganden e pushtet-humburve. Çmimet s’jane rritur, perkundrazi: Eshte rritur konsumi”, shkruan Rama.

Rama ka komentuar edhe aksionet e INUK për të cilat shprehet se “Ankohet per INUK kush eshte mesuar te zere shesh per pershesh. Legalizime falas shtepive ne zonat informale,shkulje e çibaneve mbire rrugeve”.

Dhe në postimin e fundit kreu ekzekutivit thotë: “Jemi votuar te bejme shtetin e qytetareve qe duan ligj, pune e mireqenie,jo rrumpalle. Punesimi e mireqenia rriten me respekt per rregullat”.

Top Channel