Kore e Jugut, burg për ata që shesin shkopa për “selfie”

24/11/2014 00:00

Qeveria e Koresë së Jugut po mundohet të ndalojë përdorimin e shkopave për të bërë “selfie” për arsyen se pajisjet “bluetooth” nuk janë testuar para se të dilnin në shitje dhe mund të shkaktojnë probleme tek pajisje të tjera.

Sipas ‘Korea Times’, të gjithë ata që shesin këto shkopa mund të gjobiten deri në 20 mijë dollarë ose me 3 vite burgim.

Shkopi i “selfie”-s të lejon t’i bësh foto vetes nga larg dhe e mban aparatin celular të palëvizur. Kjo do të thotë që në foto mund të futen shumë persona duke bërë të mundur realizimin e një “selfie” grupi.

Top Channel