Korçë, fermerët nisin të sigurohen

24/11/2014 00:00

Falja e kamatëvonesave për fermerët, të cilët duan të vetësigurohen ka
sjellë dyndje pranë sporteleve të agjencisë rajonale të sigurimeve
shoqërore në Korçë.

Vetem pak dite nga marrja e ketij vendimi mesatarisht çdo dite 20 fermere paguajne detyrimin e tyre, i cili u siguron pensionin ndersa thuajse 200 persona çdo dite kerkojne informacionin dhe orientimin e duhur per te perfituar nga falja e kamatevonesave.

Perveç fermereve kryefamiljare te cilet nder vite kane paguar sigurimet e tyre, tashme te vetepunesuarit por edhe emigrantet jane duke  u orientuar per te paguar sigurimet jo vetem per kryefamiljaret por edhe per bashkeshortet dhe femijet mbi moshen 16 vjeç, ndersa pritet qe thirrjes per te perfituar nga kjo falje t’i pergjigjen edhe me teper fermere me ardhjen e emigranteve per festat e fundvitit.

Teksa jane vendosur ne pritje para sporteleve per te aplikuar, fermeret kane pohuar se falja e kamatevonesave u ka dhene atyre me teper mundesi qe te sigurohen per efekt te pensionit.

Falja e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi do të jetë në fuqi deri në datën 31 dhjetor 2014.

Top Channel