Teherani ka pranuar të mos e kalojë vijën e kuqe me uraniumin

24/11/2014 00:00

Suksesi i bisedimeve në Vjenë do të kishte rëndësi të madhe në zbutjen e
izolimit ndërkombëtar të Iranit: balanca strategjike në Lindjen e Mesme
do të pësonte një ndryshim rrënjësor, çka intrigon diplomatët e
Perëndimit e tmerron Arabinë Saudite dhe Izraelin.

Nje vit me pare, te gjithe palet u ulen ne tryeze ne Gjeneve per bisedime te konceptuara si mundesi zgjidhjeje e nje çeshtjeje me potencialin te shkaktonte nje tjeter lufte katastrofike.

Kjo do t`i bente shume ngurrues negociuesit qe te largoheshin nga kryeqyteti austriak duarbosh, edhe nese dicka e tille do te thote me shume pune mbi detajet pergjate vitit qe vjen. Koha sidoqofte eshte e kufizuar. Perkrahesit e vijes se ashper ne Teheran por edhe ata ne ëashington D.C do te perpiqen te sabotojne çdo pakt.Te dyja palet nuk shohin asnje arsye per largimin e dyshimeve qe ushqejne per krahun tjeter. Marreveshja e propozuar ka si faktor percaktues ritmin e heqjes se sanksioneve nese teherani pajtohet me kufizimin e ndjeshem te sasise se uraniumit qe mund te pasuroje.

Uraniumi i pasuruar ne nivele te larta mund te perdoret per prodhimin e bombes berthamore, por ai qe pasurohet ne shkalle me te ulet gjen vertet perdorim per qellime energjetike. Traktatet nderkombetare ia lejojne shteteve te drejten e zhvillimit te energjise berthamore, e pikerisht kete pike shfrytezon regjimi i ajatollaheve per te argumentuar te drejten e tij te prodhimit te energjise atomike per qellime civile sic thote.

Pakti i arritur ne Gjeneve vitin e kaluar i diktonte teheranit reduktimin e pasurimit te uraniumit ne kembim te nje lehtesimi te sanksioneve. Çështja e pasurimit të uraniumit ka bartur gjithmone ne vetvevet potencial konflikti, por të paktën Irani tashme ka rënë dakord për kufizime si në aspektin e shkallës së pasurimit edhe të moszgjerimit të mëtejshëm të programit. Tani ceshtja eshte cilat kufizime duhet të bëhen dhe për sa kohë. palet nuk arriten te vulosnin nje pakt afatgjate ne muajin korrik, ashtu sic ishte rene fillimisht dakort, dhe e zgjaten afatin deri ne 24 nentor, por edhe kjo date nuk dihet sa do te respektohet.

Top Channel