Gjithçka nisi me një çiuaua që e gjeti të lidhur në një gardh dhe pas 10 vitesh Anthony Rubio ka ngritur një “perandori” mode vetëm për qentë.

Pasi shpëton qen të braktisur, zoti Rubio mendon për veshjen e tyre duke përdorur fantazinë për dizenjo të ndryshme.

“Në vitin 2005 gjeta qenin e parë që e quajta Bandit. Ishte në gjendje shumë të keqe. Pasi e mori veten, pashë që i pëlqenin veshjet. Në një festë Halloween-i e vesha si Elvis Prestley dhe fotoja e tij doli nëpër gazeta. Që nga ajo ditë vendosa të bëhesha stilist për qentë e mi”, shpjegon Anthony Rubio, i cili jeton në Nju Jork.

Të gjitha veshjet që ai ideon, i punon me dorë dhe i vë shumë rëndësi detajeve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel