PD: 9 kërkesa ekonomike Qeverisë

24/11/2014 00:00

Pas protestes së 22 nëntorit, opozita nuk sheh tek Qeveria asnjë sinjal,
se ajo ka ndërmend të dëgjojë dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve.

“Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk doli dot nga bunkeri i Enverit as pas mbarimit të protestës. Revoltën e një populli e pa si një sulm i armiqve të brendshëm. Nuk flet për reflektim, për zgjidhje, por i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës me vazhdimin në rrugën e të keqes”, shprehet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Per te ndalur kete qe e quan ‘rruge te se keqes’, Partia Demokratike shpalli 9 kerkesa konkrete qe sipas saj ndalin perkeqesimin e situates ekonomike dhe te sigurise. Kerkesat ndryshojne buxhetin dhe paketen fiskale, sepse kerkon ulje te shpenzimeve Qeveritare dhe rritje te investimeve publike dhe gjithçka bazohet tek ulja e taksave dhe kerkesa per çmimin e energjise.

“Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që Qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim;
 Të heqë menjëherë TVSH-në e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë;
Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm;
 Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal;
Të ndalë goditjen e paligjshme dhe selektive të pronave të shqiptarëve;
Të mbajë premtimin për legalizim falas;
Te ulë shpenzimet qeveritare dhe t i kaloje ato per mbesgtetje sociale dhe investime publike
Te anulloje rritjen e tarifave te universitetve dhe te riktheje pa kosto stuentet e prekut nga pseudo reforma
Te ktheje në detyrë Policinë e Shtetit”, ishin kerkesat e parashtruara nga Basha.

Sipas Lulzim Bashes, ne me pak se nje vit e gjysmë nga ardhja ne pushtet, Edi Rama eshte shnderruar ne problemin kryesor te shqiptareve.

“Zoti Kryeministër, mbaj premtimet për të cilat je votuar! Mos e trash më zullumin, je kthyer në barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi. Reflekto ose largohu!” tha Basha.
 
Si do te veproje opozita, nese Kryeministri Rama nuk do te ndryshoje kurs?

“Nëse kryeministri është i vendosur në rrugën e tij pa krye të shpërfilljes, arrogancës, papërgjegjshmërisë dështimeve dhe zullumit, protestat popullore nuk do  të ndalen, protestat popullore do të vazhdojnë akoma më të fuqishme deri në realizimin e objektivave të shpallura”, theksoi Basha. 

Top Channel