Obama: Hillary, një presidente e shkëlqyer

24/11/2014 00:00

Rivaliteti është varrosur me kohe, e sot Barack Obama ka vetem lavdërime
për atë që dikur ishte kundërshtarja e tij e madhe në zgjedhjet
partiake.

Kreu i administrates amerikane i tha ‘ABC News’ se nese vendos te garoje per Shtepine e Bardhe ne 2016-en, Hillary Clinton do te ishte nje presidente e shkelqyer. Fushaten e kandidatures presidenciale demokrate ne 2008-en, ish-zonja e pare e Shteteve te Bashkuara e humbi perballe Obames, qe pavaresisht ketij rivaliteti, e caktoi shefe te diplomacise, i bindur, siç deklaroi asokohe, se do te ishte nje prej sekretareve me te mira te shtetit ne histori.

Kete bindje percjelle serish sot, edhe pse per nje tjeter situate. ‘Hillary nuk pajtohej me mua per cdo gje’, deklaroi presidenti ne intervisten per rrjetin televiziv amerikan, ‘ndaj mendoj se disa gjera mund t`i beje ndryshe’. Nje pohim i tille, ne kendveshtrimin e eksperteve mund te jete ndihmese e madhe per Clinton, pasi çel nje tjeter perspektive per votuesit e lodhur prej 8 viteve ne pushtet te presidentit demokrat.

“Nje prej perfitimeve te garimit per president eshte se mund te nisesh nga pozitat ekzistuese me qasje krejtesisht te re. Votuesit mbase duan nje fryme tjeter ne zgjedhjet e 2016-tes, dhe Hillary Clinton, do te ishte e jashtezakonshme si president”, tha Obama.

Sipas Obames, ka shume demokrate qe mund ta benin mire detyren e kreut te shtetit, por e vetmja qe permendi me emer ishte 67-vjeçarja, te cilen e pershkroi “si nje mike te vertete”. Vendimin e saj per pjesemarrje ose jo ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ish-bashkeshortja e Bill Clintonit pritet ta beje publik nga fillimi i 2015-tes.

Top Channel