Nallbati: Tifozët e Tiranës problematikë

24/11/2014 00:00

Duke folur rreth ngjarjeve në stadiumin e Elbasanit, drejtori i policise
në këtë qark, Neritan Nallbati, deklaroi se policia e beri detyren e
saj duke mos lejuar konfrontimin mes tifozerise.

Ai pohoi se tifozeria e Tiranes eshte problematike ndersa stadiumet tone ne pergjithësi nuk ofrojne kushte sigurie.

“Policia nuk ka ndërhyrë me vonesë. Një nga detyrat kryesore të policisë në menaxhimin e një aktiviteti sportiv është që të ruajë rendin dhe qetësinë në stadium, të marrë masa për konfrontimet që mund të ndodhin midis dy tifozerive. Kjo është bërë e mundur nga policia e qarkut të Elbasanit. Ndërhyrja e Policisë ka qenë korrekte, dhe si rezultat i ndërhyrjes së policisë dhe nuk patëm asnjë konfrontim fizik midis tifozerive, pra ky është rezultat i punës së policisë. Eshtë një tifozeri problematike, që qarkullon, sidomos tifozeria e Tiranës, e cila në të gjitha ndeshjet e kohëve të fundit ka shfaqur problematika. Ne kemi shoqëruar persona edhe gjatë orëve të fundit”, tha Nallbati.

Top Channel