George Best përfundon në kartëmonedhë

24/11/2014 00:00

Kjo javë përkon edhe me përvjetorin e nëntë të ndarjes nga jeta të George Best dhe, për ta kujtuar më së miri një bankë në Irlandën e Veriut, “The Ulster Bank”, hodhi në qarkullim kartëmonedhën me ikonën kombëtare.

Anësori i zhdërvjellët dhe i shpejtë nuk mundi të përfaqësonte kurrë Irlandën e Veriut në një Botëror futbolli, por ai frymëzoi gjithë sportdashësit e Manchester United drejt titujve të shumëfishtë, përfshi edhe Kupën e Europës, si dhe shënoi një prej golave më të mëdhenj të historisë së futbollit, me ekipin e San Jose Earthquakes.

“Nëse unë do të isha lindur i shpifur, nuk do të kishit dëgjuar kurrë për Pelè”, kishte thënë dikur lojtari me famë botërore.

Top Channel