Dhuna në Kuvend, hapet procesi gjyqësor

24/11/2014 00:00

Dy deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu dolën para Gjykatës
së Lartë për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë së Përgjithshme që i
akuzon ata për goditje për shkak të detyres në dëm të deputetit
demokrat, Gent Strazimiri.

Perpara Kolegjit Penal te kryesuar nga Medi Bici, avokati i deputetit Ndoka e konsideroi Prokurorine te njeanshme dhe abuzuese ne perpilimin e  akuzes, pasi sipas mborjtjes kilenti qe vjen nga parlamenti ka shprehur pendese per ngjarjen e 10 korrikut.

Ky incident  ne arsyetimin e avokatit Ardian Visha eshte nje sherr i momentit dhe ngjarje instiktive. Sipas avokatit, Ndoka e ka qëlluar Strazimirin, pasi ky i fundit e kishte provokuar me fjale fyese e per pasoje Ndoka nuk eshte permbajtur dot. Per te krijuar bindjen e saj se çfare ka ndodhur Gjykata e Larte do te therrase 10 deputete, mes tyre do te pyeten Olta Xhacka, Parid Cara, Oerd Bylykbashi, Kozma Dushi, Armando Prenga,Paulin Sterkaj, Klodiana Spahiu, Genc Pollo, si edhe i demtuari Gent Strazimiri.

Nga ana tjeter, avokati i deputetit Pjerin Ndreu kerkoi pushimin e gjykimit pasi kallëzimi eshte bere nga Partia Demokratike dhe jo nga deputeti Strazimiri, kerkese kjo qe u rrezua nga Kolegji Penal.

Vete deputeti Ndreu ironizoi konkluzionet e hetimit, pasi sipas tij me llogjiken qe eshte depozituar kallëzimi i Partisë Demokratike, duhej te merrej i pandehur Kryeministri Edi Rama qe denoncohej si organizator dhe jo dy deputetet qe sipas kallëzimin jane zbatues te urdherave.

Madje avokati kerkoi mos perdorimin dhe shpalljen si te pavlefshme si prova materiale te pamjeve te sekuestruara ne Kuvend, duke qene se ky material u publikua ne media perpara se dosja te dergohej ne gjykate.

Avokatet e shohin publikimin e ketyre pamjeve si presion dhe influence tek Gjykata e Larte. Nese do te kosniderohet apo jo si e pavlefshme video, Gjykata e Larte do te shprehet ne seancene 12 janarit 2015, aq me teper qe publikimi i saj ne ate kohe pasoi me nje sherr mes Prokurorit te Pergjithshëm Adriatik Llalla dhe prokurorit te atehershem te çeshtjes Artur Selmani, i cili u tha se ka kundershtuar publikimin e videos duke sjelle edhe transferimin e tij ne Prokurorine e Tiranes.

Top Channel