Serie A, përfundon në barazim sfida e fundit e javës së 12

25/11/2014 00:00

Ndeshja e fundit e javës së 12-të në Serie A, ajo mes Xhenovas dhe Palermos ka përfunduar në barazim 1-1.

Argjentinasi Dybala arriti të kalonte miqtë shumë shpejt në avantazh, duke shënuar që në minutën e 7-të një gol spektakolar. Xhenova reagoi menjëherë duke krijuar disa raste për shënim dhe në minutën e 30-të ata barazuan shifrat me anë të Bertolaccit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në 45 minutat e dyta Palermo ishte më kërkuese dhe pati disa raste për shënim, të cilat edhe pse më të pakta nuk munguan as për vendasit, megjithatë ndeshja përfundoi në barazim.

Pas kësaj jave, Seria A udhëhiqet nga Juventusi me 31 pikë, tre më shumë se Roma e vendit të dytë. Ndërsa fundi i renditjes mbahet nga Parma, e cila është në një krizë të plotë këtë sezon.

Top Channel