Si i mbijetova trafikut

25/11/2014 00:00

Ajo e kishte njohur dhunën që fëmijë. U rrit në një familje ku burri i shtëspisë ushtronte dhunë ndaj gruas. Nuk e kishte njohur ngrohtësinë familjare, nuk e kishte njohur dashurinë, ndaj kur një një ditë një djale nisi ta trajtonte si `Bukuroshja e Durrësit`, ajo e besoi.

I besoi edhe ëndrrës së tij për të emigruar për një jetë më të mirë por shumë shpejt do të kuptonte se gjithçka ishte gënjeshtër. `Bukuroshja e Durrësit` kishte rënë pre e një trafikanti. Jeta e saj ishte në rrezik.

Por Sara  i mbijetoi trafikut falë kurajës dhe guximit për të denoncuar trafikuesit dhe një ditë vendosi që ta ndajë historinë e saj dhe me të tjerët.

Vajza që fshihet pas emrit Sara M, është një nga fitueset e Konkursit “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike” që u organizua për herë të parë në Shqipëri.

Sara M është një nga shumë vajzat e trafikuara, e cila arriti ta tejkalonte dramën e saj personale përmes artit. Grafika për Sarën ishte një lloj terapie për të rigjetur veten. Tani ajo po përpiqet të rinisë jetën. E ndihmuar dhe nga shoqata “Të ndryshëm dhe të barabartë” ajo dalëngadalë po mëson të integrohet në shoqëri. E kaluara tashmë i përket këtyre vijave të displinuara mbi këto fletë vizatimi si një dëshmi se ajo, `Bukuroshja e Durrësit` ia doli.

Top Channel