Elbasan, pranga biznesmenit të hidrokarbureve

25/11/2014 00:00

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga në orët e fundit një nga biznesmenët më të njohur të qytetit, nën akuzën e mashtrimit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për shtetasin Xhevat Rira, aktiv në fushën e hidrokarbureve.

Sipas burimeve, gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj biznesmenit Rira masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën e krijimit të skemave të mashtrimit, të ngjashme me ato piramidale.

Në një komunikatë për shtyp, Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur disa detaje për këtë çështje.

“Xhevat Rira përmes mashtrimit u ka marrë disa personave 30 milionë lekë. Rira u premtonte huadhënësve se do t’ua kthente paratë me interesa. Të paktën 9 persona denoncuan sipërmarrësin e hidrokarbureve”, thuhet në komunikatë. 

Top Channel