Pasi kanë qëndruar më shumë se gjashtë ditë jashtë ndërtesës së
parlamentit grek, më shumë se 150 refugjatë sirianë, midis të cilëve
shumë gra e fëmijë, kanë filluar në mesditën e së hënës një grevë urie
duke kërkuar statusin e azilantit politik nga qeveria greke.

Shumë prej tyre kane mbyllur gojen me leter ngjitese ne shenje simbolike, te tjere duke mbajtur pasaportat ne duar kane protestuar per menyren e trajtimit nga Athina zyrtare e cila nuk u ka siguruar kushte minimale jetese duke i lene ate te bien pre e grupeve mafioze qe ju ofrojne strehim dhe ushqim perkundrejt shumave te medha.

“Ne nuk kemi dokumente ligjore, keshtu qe nuk mund të marrim nje shtepi me qira,nuk mund te bejme dot asgje, kështu që duhet të perballemi me mafian dhe duhet të paguajme të paktën, për një person, njëqind euro në muaj per një krevat”, thotë një grevist.

Nje grua eshte derguar ne spital me simptomat e hipotermise, ndersa edhe nje burre ka humbur ndjenjat. Grevistet e deshperuar qe deklarojne se jane mbi 60 femije te mitur qe flene keto çaste ne rruge, shpresojne se me kete akt te skajshem duke rrezikuar jeten e tyre, perpiqen t’i terheqim vemendjen qeverise greke për një proces më të shpejtë te dhenies se statusit te azilantit në Greqi ose te lejohen të aplikojnë për azil në një vend tjeter të BE-së.

“Të vetmet vende që te mbështesin në mënyrë që te kesh kushte komode jetese, nje page dhe nje strehim, janë vendet evropiane”, thotë një tjetër.

Prej fillimit te luftes civile ne Siri ,nje vale e madhe emigrantesh qe jane larguar nga zonat e konfliktit, kane vershuar drejt Greqise nepermjet brigjeve turke. Në vitin  2012, më shumë se 3.000 emigrantë u kapën nga rojet e Marines Detare, ndersa sivjet ky numer ka shkuar ne 17.000 persona prej te cileve me shume se gjysma vijne vetem nga Siria. Ne javet e fundit nje numer i madh i ketyre refugjateve jane mbledhur edhe prane kufijve shqiptare ne perpjekje per te kaluar drejt Italise apo vendeve te tjera te BE.

Top Channel