Nën tingujt e një kënge, mesazhi i të cilës është ndalimi i dhunës ndaj
grave dhe vajzave, është çelur pasditen e së hënës, në Tiranë, fushata
16-ditore “Bëje boten portokalli”.

Fushata Ndërkombëtare: “UNITE, Bashkohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas”, është një lëvizje shoqërore globale, pjese e se ciles eshte edhe Shqiperia, për të ndërgjegjësuar dhe nxitur veprime konkrete për çrrënjosjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Kjo fushatë ka për qëllim të përfshijë sa më shumë meshkuj në luftën kundër dhunës”, thotë Viola Cikalleshi, nga Qendra për

E per te perforcuar me shume kete mesazh, perfaqesuesi i ‘UN Women’ ne Shqiperi, i beri nje thirrje te gjithe meshkujve.

“Ngrini zerin per grate dhe per te drejtat e grave ne shtepi, ne klase, ne pune dhe ne familje”, tha David Saunder.

Edhe per deputeten demokrate Jorida Tabaku, mesazhet per t’i dhene ndal dhunes ndaj grave, marrin nje tjeter peshe, kur pjese e ketyre nismave behen edhe meshkujt.

“Eshtë shumë e rëndësishme kur mesazhi kundër dhunës jepet nga një burrë. Eshtë akoma më njerëzorë, më e prekshme dhe arrin më ndryshe te një burrë”, thotë Tabaku.

Fushata ‘UNITE’ në Shqipëri është një nismë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e ‘UN Women’, UNDP dhe Qeverisë së Suedisë. Per 16 dite fushata “Beje boten Portokalli” do te shtrihet ne te gjithe vendin, per te sensibilizuar sa me shume shoqerine shqiptare per te ndalur dhunen ndaj grave dhe vajzave.

Top Channel