SHBA, 3-vjeçari vret aksidentalisht të ëmën

25/11/2014 00:00

Një fëmijë tre vjeç në Shtetet e Bashkuara ka qëlluar aksidentalisht të ëmën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Fëmija kishte gjetur një pistoletë në shtëpi, poshtë një divani dhe kishte nisur të luante me të. Nëna 26-vjeçare ishte duke ndërruar pelenat e vajzës një vjeçe, kur nga arma ka dalë një plumb i cili e ka qëlluar në kokë.

Fatkeqësia ndodhi në Tulsa të Oklahomës. Policia ka marrë nën kontroll fëmijën dhe shpreson të arrijë të zbulojë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Gjithësesi, incidente të tilla nuk janë të rralla në Shtetet e Bashkuara, ku liria e armëmbajtjes bëhet shkas për masakra në familje dhe ambjente publike.

Top Channel