Hakmarrja e pamëshirshme e një nëne

25/11/2014 00:00

Nëna e një punonjësi të forcave të sigurisë në Afganistan masakroi 25 talebanë për të marrë hakun e vrasjes së të birit.

Gruaja nga Kabuli, e quajtur Reza Gul vendosi të bënte vetëdrejtësi pasi kishte asistuar e pafuqishme në ekzekutimin e të birit nga një grup militantësh.

Punonjësi i vrarë drejtontë një grup ushtarësh në postobllokun e një fshati të provincës Farah. E vendosur të hakmerrej, Reza gjeti armët dhe i kërkoi të bijës dhe nuses që ta shoqëronin, duke u angazhuar në një shkëmbim zjarri me talebanët që zgjati 7 orë.

Bilanci i vdekjeve, sipas portalit Khaama Press, është 25 militantë të vrarë dhe 5 të plagosur. Vetë rebelët nuk kanë bërë asnjë koment mbi incidentin.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sidiq Sidiqi u shpreh: “Angazhimi i armatosur i grave kundër talebanëve është simbol i një revolucioni të përmasave të mëdha dhe i një revolte publike kundër këtij grupi”.

Top Channel