Shitet 2.9 milionë $ pianoja e “Casablanca”

25/11/2015 00:00

Pianoja që shfaqet në “Casablanca”, filmi i konsideruar si një prej më të famshëmve në botë, është shitur për 2.9 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në Nju Jork.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “New York Times”. E realizuar në vitin 1927, pianoja ka vetëm 58 tasta, 30 më pak se një piano moderne dhe shfaqet në skenën kur brenda barit “Ricky’s”, Ingrid Bergman thotë fjalët: “Luaje sërish, Sam”.

Objekti u nxorr në shitje nga doktori Gary Milan, një dentist nga Los Anxhelesi që e kishte blerë në vitin 1980. Ndërsa pianoja tjetër e shfaqur në filmin kult u shit në vitin 2012 në një ankand të Sotheby’s, për 602 mijë dollarë.

Top Channel