Rikthehet Champions League

25/11/2014 00:00

Sonte në mbrëmje rikthehen ndeshjet e pesta në grupet e Champions League dhe vëmendja më e madhe do të përqendrohet në sfidat e grupit E, ku njëra mes Romës dhe Manchester City do t’i japë lamtumirën këtij kompeticioni.

Skuadrës italiane të Rudi Garcia do t’i duhet patjetër fitorja në Moskë përballë CSKA-së. Por për të siguruar që tani kualifikimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni, atyre u duhet edhe ndihma e Bayern, i cili nuk duhet të mundet nga Manchester City.

Në grupin F, Barcelona dhe Paris Saint German janë të kualifikuara dhe tashmë do të luajnë vetëm për vendin e parë.

Ndërkohë, ndeshja më e rëndësishme e grupit G do të jetë ajo mes Schalke dhe Chelsea, që do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat, të cilat pretendojnë të kalojnë në turin tjetër.

Top Channel