Kreu i parlamentit turk në Tiranë

25/11/2014 00:00

Me ftesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta ka mbërritur për vizitë zyrtare kreu i parlamentit turk, i cili pas takimit me homologun shqiptar vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë, të nevojshme për stabilitetin e brishtë rajonal.

“Dëshiroj të theksoj që marrëdhëniet turko-shqiptare nuk janë marrëdhënie të rëndomta, janë të ngushta, nga populli tek populli dhe të qendrueshme. Rajoni ku ndodhemi është një rajon i brishtë ndaj sa më të fuqishme që të kemi marrëdhëniet ne, aq më e fuqishme do të jetë siguria dhe paqja në vend. Ndoshta ju kërkoni ndonjë emër se kush i krijon këto probleme, por ju i dini ato”, tha Çiçek.

Kryeparlamentari turk deklaroi se vendi i tij ka të njëjtin qendrim për Kosovën, duke shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me Tiranën në afirmimin e mëtejshëm të këtij shteti. 

Top Channel