Dhuna në familje, ndaj grave veçanërisht, në numra

25/11/2014 00:00

Është 11-fishuar numri i rasteve të evidentuara të dhunës në familje, nga viti 2007 deri në 2013-n.

Sipas të dhënave të Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, nga janari i këtij viti deri në muajin shtator janë evidentuar 3094 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në familje, si vrasje, braktisje e të miturit, marrëdhënie seksuale me dhunë, shtrëngim bashkëjetese etj.

Janë bërë 1882 kërkesë-padi për “Urdhra të menjëhershëm Mbrojtjeje” apo “Urdhra Mbrojtjeje”. Nga këto krime, janë 2347 të dëmtuara femra, ndërsa janë 157 të dëmtuar të mitur, nën moshën 18 vjeç. 192 janë raste të përsëritura të dhunës në familje.

Kanë ndodhur 15 vrasje në familje, me 20 viktima të shënuar. Në 6 raste, viktimë e krimit të vrasjes në familje ka qenë bashkëshortja. Në gjashtë raste kanë qenë të miturit. Në 8 rastet e tjera, viktima të vrasjes kanë qenë pjesëtarë të tjerë të familjes, si babai, vëllai apo vajza.

DPQ (Raste denoncuar)

Tirana 995
Durrësi 574
Korça 399
Elbasani 219
Fieri 184
Berati 165
Lezha 156
Vlora 110
Shkodra 92
Dibra 79
Gjirokastra 72
Kukësi 50

Niveli i denoncimeve të dhunës në familje, në vite:

Gjatë vitit 2007 janë evidentuar 274 raste
Gjatë vitit 2008 janë evidentuar 822 raste (377 raste janë trajtuar me kërkesë-padi)
Gjatë vitit 2009 janë evidentuar 1217 raste (841 raste janë trajtuar me kërkesë-padi)
Gjatë vitit 2010 janë evidentuar 1998 raste (1234 raste janë trajtuar me kërkesë-padi)
Gjatë vitit 2011 janë evidentuar 2181 raste (1345 raste janë trajtuar me kërkesë-padi)
Gjatë vitit 2012 janë evidentuar 2526 raste (1562 raste jane trajtuar me kerkese-padi)
Gjatë vitit 2013 janë evidentuar 3020 raste (1851 raste janë trajtuar me kërkesë-padi)

Top Channel