Londër, flamuri shqiptar i realizuar me flokë njeriu

25/11/2014 00:00

Një galeri arti në Londër i ofron publikut punime me flokë njeriu, ndër të cilat është edhe një flamur shqiptar.

“Kombet e Bashkuara: Njeriu dhe Hapësira” quhet ekspozita që tregon flamuj të vendeve të ndryshme të botës të krijuara nga flokë njerëzish të ngjitura bashkë.

Këto flamuj janë rezultat i punës së artistit kinez që jeton në Amerikë, Wenda Gu.

Ekspozita do të hapet më 26 nëntor dhe do të mbyllet më 23 shkurt 2015.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel