Basha: Punësimi, mashtrimi i radhës i Ramës

25/11/2014 00:00

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha, pasi renditi një sërë premtimesh të pambajtura nga ana e kryeministrit Edi Rama, vuri në dukje dhe një tjetër premtim, sipas tij, i cili nuk do të mbahet.

“Sonte konfirmoi se nuk ka ndërmend të hapë asnjë vend të ri pune, por ta shesë formalizimin si punësim. Sapunin për djathë i thonë kësaj. Pas legalizimit falas, shëndetësisë falas dhe uljes së çmimit të energjisë, punësimi konfirmohet si mashtrimi i radhës i Edi Ramës”, mbyllet reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Top Channel