Messi, “mbreti i golit” edhe në Champions

25/11/2014 00:00

Një tjetër rekord është thyer nga Lionel Messi. Argjentinasi i Barcelonës, me tre golat e shënuar në fitoren 0-4 të Barcelonës nda Apolit, bëhet golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Champions League me 74 gola.

Lionel Messi theu rekordin e spanjollit Raul Gonzalezit, i cili prej kohësh qëndronte në krye të golashënuesve të këtij kompeticioni me 71 realizime.

Ky është rekordi i dytë i argjentinasit brenda 4 ditëve. Të shtunën ai arriti të shënonte një tjetër tripletë në La Liga në ndeshjen ndaj Seviljas, duke shkuar në kuotën e 253 golave, të cilët e bënë edhe këtu golashënuesin më të mirë në histori.

Top Channel