Aplikacione online kundër depresionit për adoleshentët

26/11/2014 00:00

Adoleshentët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor do të nxiten që të përdorin aplikacionet online për të trajtuar sëmundjen e tyre. Kjo është risia më e fundit e qeverisë britanike.

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Norman Lamb ka thënë se shërbimi i programeve të reja kundër depresionit ka si synim të ofrojë një shërbim të pandërprerë ndaj personave me probleme mendore.

Ndërkohë që shumë të tjerë janë shprehur kundër kësaj risie për trajtimin e sëmundjes, pasi sipas tyre, personat me probleme mendore kanë nevojë për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me mjekët dhe nevojën e marrjes së ilaçeve.

Top Channel