Nigeri, 78 të vdekur në dy sulme vetëvrasëse

26/11/2014 00:00

Dy sulme vetëvrasëse të kryera nga femra i kanë marrë jetën 78 personave në qytetin verior Maiduguri në Nigeri.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se një adoleshente kreu sulmin e parë duke lënë shumë të vdekur, ndërsa njerëzit po tentonin t’i vinin në ndihmë personave të lënduar ndodhi një tjetër sulm vetëvrasës, sërish nga një femër.

Deri tani asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer sulmet, por sipas policisë vendase sulmet dyshohet të jenë kryer nga militantët e Boko Haram, të cilët prej kohësh synojnë të krijojnë Shtetin Islamik.

Sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 1500 persona në Nigeri.

Top Channel