Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm gjumë natën e mbrëmshme dhe ndihemi i lodhur për të nisur një ditë të re, Wake Up ju sjell disac të vërteta për efektet e pagjumësisë.

Një botim i fundit i World Economic Forum , analizon problemet që pëson truri kur një person nuk fle minimalisht 6 orë. Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht pse flemë gjumë, por pas nje sërë hulumtimesh është konstatuar se shumica prej nesh kanë nevojë të flenë nga gjashtë deri në  tetë orë, për të patur një tru të shëndetshëm .

Por, në Amerikë vetëm rreth 30% e njerëzve e bëjnë këtë, ndërkohe që 70 % e popullsisë nuk fle mire. Po në Shqipëri cfarë ndodh?

Sipas mjekjes psikiatre,  Brunilda Zllami, në vendin tonë çdo ditë e më shumë po shfaqen persona që vuajnë nga pagjumësia, duke përbërë ndoshta gjysmën e popullsisë. Privimi nga gjumi është një barrë e madhe për trupin tonë, duke përfshirë sy të skuqur dhe rritje te presionit të gjakut.

Por ajo që është me  alarmante është ndikimi negativ në disa pjesë të trurit. Në trurin tone kur ne nuk flemë mjaftueshëm në orët e natës, kemi një  mendje te lodhur, halucinacione, paperqendrim, biseda të ngatërruara, vendime të gabuara e deri tek demtime të trurit. E pra, kujdesuni që truri juaj të flejë  nga 6 deri në 8 orë dhe kështu i kurseni vetes një listë problemesh.

Top Channel