Basha: Bashkë për Shqipërinë europiane. Emra rrugësh e sheshesh për patriotët

26/11/2014 00:00

Në 26 Nëntor 1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë u
ngrit për herë të parë flamuri i Pavarësisë  nga patriotët Abdi Toptani,
Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu dhe Shefqet Ndroqi.

Tirana do te shpallej me pas kryeqyetit i Shqiperise me vendim te Kongresit te Lushnjes.

Me rastin e ngritjes se Flamurit, Bashkia e Tiranes ka perkujtuar kete dite prane mozaikut te  Tiranes, ku para qytetarëve dhe pjesetareve te familjeve tiranase qe kontribuan per kete dite, kryebashkiaku Basha, duke iu referuar te sotme tha se te gjithe bashke duhet te aspirojme per nje Shqiperi Europiane.

“Duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës, të shpirtit të tiranasve do të dijmë të tejlakojmë cdo pengesë, cdo bllokadë, cdo vullnet të mbrapshtë për të cuar përpara ëndrrën e shpallësve të pavarësisë në Tiranë, në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Sot këto fjalë përballen me një realitet, të cilët shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë dhe me shpresë të vakët e të paktë e shpeshherë pa shpresë. Por ju siguroj që frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje duhet të na shërbejë që të mbledhim forcat tona, për të besuar tek e mira, për t’i thënë ndal të keqes dhe për t’u bashkuar të gjithë rreth idealit të Shqipërisë europiane”, tha kreu i Bashkisë.

Basha premtoi se do te kerkoje ne Keshillin Bashkiak qe në mbledhjen e ardhmshme te miratoje nje dite falenderimesh per te gjithe komunitetin autokton tiranas, si dhe nismen per krijimin e nje komisioni per emertimin e rrugeve te Tiranes, me qellim nderimin e patrioteve qe kane dale nga ky qytet.

Me nje ceremoni te veçante Bashkia e Tiranes ka rikthyer ne kryeqytet bustin e Jeronim De Rades, nje veper kjo e artistit te popullit Odise Paskali, e vendosur tashme ne rrugen pedonale prane hyrjes se Parlamentit.

Top Channel