Të jetosh në një ishull plastike

26/11/2014 00:00

E kush nuk do të ëndërronte të kishte një shtëpi mbi një ishull, e pse jo edhe të gjithë ishullin vetëm për vete?

Për artistin ambientalist britanik, Richard Sowa kjo ëndërr është lehtësisht e realizueshme, edhe pse jo pa mundim.

Atij iu deshën gjashtë vjet dhe 100 mijë shishe plastike të ndërlidhura me njëra tjetrën duke formuar një strukturë të qendrueshme lundruese, për të ndërtuar ishullin e vet në brigjet meksikane.

Ishulli ndodhet disa metra nga bregu dhe nga vendasit njihet si Joyxee Island. Ky është ishulli i dytë prej plastike i ndërtuar prej artistit dhe ambientalistit 61-vjeçar britanik. Në vitin 1998 ai përfundoi ndërtimin e të parit, akoma më i madhe dhe i përbërë nga 250 mijë shishe plastike, por në 2005, uragani “Emily” e shkatërroi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel