Nisma e shoqërise civile, rikthehet debati për hapjen e dosjeve

26/11/2014 00:00

Deklarimi i Shefit të Qeverisë për hapjen e dosjeve, i hapi rrugën
shoqërise civile të rikthejë këtë debat, përmes një projektligji të
hartuar përpara disa vjetesh, draft që nismëtarët nuk e kanë bërë ende
publik.

Mbështetjen për ta propozuar në Parlament, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut e ka gjetur tek dy ish-studente dhjetori, që tashme janë në Parlament, Mesila Doda e Partisë Demokratike dhe kreu i PDIU-së Shpetim Idrizi. Te perbashket paten faktin se politika dhe shoqeria shqiptare eshte tashme e vonuar me kete proces, ku deputetja demokrate pati kritika ne kete drejtim ndaj forces se saj politike dhe akuza ndaj kundërshtareve ne pushtet.

“Maxhoranca e sotme, megjithëse mund të përdorë votat e dikurshme të personave, të cilët kanë qenë të implikuar në atë pushtet, do të duhet të bëjë një diferencim të qartë, një diferencim të pastër dhe mbi të gjitha të japë votat dhe të miratojë këtë ligj, i cili do të duhet që të kalojë me votat e të gjithë Parlamentit, të të majtës dhe të djathtës”, tha deputetja Doda.

“Fatkeqësisht ata që morën pushtetin mbi supin e atyre studentëve, nxorrën si teza si bashkëfaktorë dhe të bashkëvuajtur. Ne nuk e pranuam dhe në atë kohë këtë gjë, por koha tregon që nuk ishte përqasja më e mirë. Ne duhet që t’i hapim dosjet të shohim atë mekanizëm të tmerrshëm të ish-Sigurimit të Shtetit, që në rradhë të parë arriti që të dhunojë dinjitetin njerëzor”, tha Idrizi.

Ambasadori gjerman, vendi i te cilit gjithashtu e realizoi procesin e hapjes se dosjeve pas renies se Murit te Berlinit, paralajmeroi nje proces te veshtire.

“Ky eshte nje proces shume i shendetshem, por mund te krijoje probleme nga me te ndryshmet. Per shembull ne mediat gjermane ka pasur histori qe tregonin se burri ka spiunuar gruan”, tha Hoffman.

Debati i Dosjeve, qe nuk eshte i ri ne politiken shqiptare, per ata qe mund te kene pasur me shume informacione rreth tyre shihet me skepticizem.

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi deklaroi nje dite me pare se dosjet per personat me rendesi jane eleminuar nga ata qe kane pasur akses. Pritshmeri te pakta per te zbuluar gjera me vlere parajmeron edhe ish-kreu i Kuvendit Servet Pellumbi. Skeptiket e ketij debati shtojne edhe faktin se ne rastin me te keq dosje  te vacanta mund te jene deformuar. Nese keto deklarime kane te verteta brenda, kjo ndikon ne rastin me te mire tek besueshmeria e dosjeve. 

Top Channel