Konflikti për pronën, plagos fqinjin me motosharrë

26/11/2014 00:00

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një person i cili ka plagosur rëndë me motosharrë fqinjin e tij.

48-vjeçari Pashk Bajraktari është arrestuar mëngjesin e të mërkurës pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 25 nëntorit në fshatin Domgjon të komunës Fan, në Mirditë, ku 48-vjeçari është konfliktuar me fqinjin e tij, Pashk Përndoca për motive pronësie duke e plagosur rëndë këtë të fundit me një motosharrë.

I plagosuri është transportuar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, mbrëmjen e të martës policia vuri në pranga djalin e autorit për bashkëpunim në krim.

Top Channel