Thaçi: Duke kujtuar të kaluarën po ndërtojmë të ardhmen

26/11/2014 00:00

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin
Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku deklaroi se “duke respektuar të
kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë
shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.

Thaçi u shpreh se “sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Thaçi tha se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Top Channel