Greqi, arrestohet shqiptari që plagosi 15 vetë në lokal

26/11/2014 00:00

Policia greke njoftoi arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Bako, i dyshuar si
autor i të shtënave me armë zjarri që plagosën 15 persona në një lokal
nate në Pire, mëngjesin e së shtunës.

Sipas policisë greke, i dyshuari i identifikuar si Arbër Bako ishte strehuar në shtëpinë e një mikut të tij në lagjen “Gudhi” të kryeqytetit grek. Autoritetet greke njoftuan se veç 31-vjeçarit, në pranga ka përfunduar edhe një person tjetër, identitetin e të cilit nuk e bëjnë publik.

Pas ngjarjes mediat greke shkruanin se bëhej fjalë për shtetasin shqiptar Arben Glodiani ose Albert Bako 31 vjeç. Ekzistenca e shumë emrave, sipas tyre ,tregon se ai është një person i rrezikshëm i zhytur në botën e krimit dhe ka edhe precedentë penalë të mëparshëm.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë një keqkuptim që ai ka pasur me dy vajza me të cilat ndodhej në lokal.

Top Channel