Vlorë, fluks te zyrat e OSHEE-së

26/11/2014 00:00

Fluks banorësh dhe përfaqësuesish të bizneseve të Vlorës është
regjistruar ditëve të fundit sportelet e OSHEE-së për të shlyer sa më
parë detyrimet ndaj kësaj kompanie.

Shumë prej tyre ankohen për vonesa në rradhë, si dhe për mbifaturime.

Ndërkohë kreu i OSHEE-së së për Vlorën Julian Demaj shprehet për Top Channel se qytetarët janë ndergjegjësuar se atë që konsumojnë duhet ta paguajnë. Problem mbeten debitorët që kanë një borxh të akumuluar prej vitesh.

“Ankesat qe kanë qytetarët po shqyrtohen nga kompania. Nuk do te këtë asnjë tolerim për bizneset që u shmangen debive”, thotë Demaj.

Top Channel