Prishtinë, arrest shtëpie zyrtarëve abuzues

26/11/2015 00:00

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të dyshuarit e arrestuar për keqpërdorime në Agjencinë Kosovare të Akreditimit të qëndrojnë në arrest shtëpie deri në ngritjen e aktakuzës.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Suad Kuraja ka kërkuar që kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit, Ferdije Zhushi-Etemi dhe ish-zyrtari i UNDP-së Armend Muja të lirohen nga paraburgimi, pasi nuk rrezikojnë prishjen e provave apo largimin nga shteti.

Zhushi dhe Muja janë arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjen e ryshfetit.

Top Channel