Platini: Topi i Artë? T’i jepet një gjermani

26/11/2014 00:00

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, deklaroi se “në një vit Botërori, Topi i Artë duhet t’i jepet një lojtari që ka fituar Botërorin”.

Në një intervistë për EFE, ai tha: “Ka shumë lojtarë që e meritojnë Topin e Artë, por unë mendoj se në një vit Botërori duhet vlerësuar një lojtar që është shpallur kampion bote. Të njëjtën gjë kam thënë edhe 4 vite më parë për spanjollët.”

Në lidhje me rezultatet e Fair Play-t Financiar të UEFA-s, Platini u shpreh shumë i kënaqur: “Po funksionon shumë mirë dhe kjo gjë shihet nga zvogëlimi i humbjeve të klubeve në vitet e fundit. Nga 1700 milionë euro në vitin 2011, sot është 800 milionë euro.”

Top Channel