Ambasadori rumun: Më shumë vëmendje për problematikat e komunitetit vlleh

26/11/2014 00:00

Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë, Nicanor Teleculescu, është ndalur në qytetin e Fierit, për të zhvilluar një takim me komunitetin vlleh, që jeton në këtë qytet.

Ky komunitet i rezervoi ambasadorit një pritje të ngrohtë dhe të veçantë, ku nuk mungonin valltarët e këngëtarët e veshur me kostumet tradicionale.

Ambasadori, në fjalën e tij u shpreh i emocionuar dhe theksoi se do të përpiqet të tërheqë më shumë vëmendjen, në problematikat që e shoqërojnë këtë komunitet.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë anëtarë të komunitetit vlleh në qytetin e Fierit, të cilët demonstruan përpara ambasadorit ruajtjen e traditave dhe zakoneve edhe në ditët e sotme të kësaj pakice.

Top Channel