Lawrence: Liam, miku im më i mirë

26/11/2014 00:00

Që kur kanë nisur xhirimet e filmit të parë të sagës ‘Hunger Games’ kanë dalë zëra se Jennifer Lawrence dhe Liam Hemsworth janë të lidhur, por aktorja ka deklaruar se aktori australian është thjesht “miku i saj më i mirë”.

24-vjeçarja tha: “Nuk e imagjinoja kurrë që një mashkull kaq i bukur mund të ishte miku im më i mirë. Është një djalë i shkëlqyer, i ëmbël dhe me sens humori.”

“Më ka mësuar t’i dal zot vetes. Unë nuk jam e mirë në negociata dhe falë tij jam forcuar paksa në këtë aspekt”, shtoi Jennifer Lawrence.

Jennifer Lawrence dhe Liam Hemsworth aktualisht janë duke promovuar nëpër botë filmin e ri të sagës me titull ‘The Hunger Games – Mockingjay: Part One’.

Top Channel