Mjeshtri kinez që i mbijeton varjes

26/11/2014 00:00

Një ekspert kinez i arteve marciale rrezikon jetën e tij duke lidhur një litar në degën e një peme e duke u varur nga qafa. 49-vjeçari Li Liangbin nga provinca Shandong thotë se arsyeja që nuk mbytet është se ka muskuj qafe shumë të forta.

“Merrem me kung-fu që kur isha i vogël dhe gjithmonë kam kërkuar sfida të reja. Kam punuar shumë me muskujt e qafës, disiplinën dhe meditimin në mënyrë që t’i mbijetoja varjes. Më janë dashur 10 vjet për të bërë këtë dhe i këshilloj atyre që më shohin të mos e provojnë në shtëpitë e tyre”, thotë kinezi.

“Të gjithë kanë dëgjuar për mjeshtra kung fu-je që çajnë blloqe betoni me duar, por nuk besoj se kanë dëgjuar për dikë që i mbijeton varjes dhe që bën ushtrime i varur nga qafa”, shtoi Li Liangbin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel