Mjekët gjinekologë: 40 përqind e shtatzënave kanë probleme

26/11/2014 00:00

Më shumë se 40 për qind e grave shtatëzana kanë probleme aparatit
riprodhues të cilat në rast se nuk trajtohen në kohë transmetohen te të
sapolindurit.

Kjo shton rrezikun për shëndetin dhe jetën e foshnjave, ndërsa i ekspozon ato ndaj përdorimit të antibiotikëve që në javët e para të jetës.

Te gjitha keto probleme jane trajtuar ne nje seri takimesh qe drejtuesit e dy materniteteve ne Tirane po bejne me mjeket ne disa qytete.

“Trajtimi i infeksioneve merr një rol të dorës së parë jo vetëm për gratë shtatzëna por edhe për të gjitha vajzat e tjera të cilat, nëqoftëse nuk i trajtojnë këto infeksione mund të cojë deri në infektivitet ose pamundësi për të patur fëmijë. Ndërkohë që gratë shtatzëna mund të shkaktojë probleme të lindjes parakohe. Lindja parakohe është shkaktari kryesor i sëmundeshmërisë dhe vdekshmërisë dhe është një kosto e lartë për të gjithë shoqërinë,një fëmijë i lindur para kohe”, thotë Rubena Moisiu, drejtore e “Koço Gliozheni”.

Mjeket theksojne se eshte shume e rendesishme kryerja e analizave ne kohe

Per te patur nje efektshmeri me te madhe ne trajtimin e shendetit te femrave ne kete seri takimesh jane perfshire mjekë të familjes, gjinekologë dhe punonjës të shërbimit parësor.

Top Channel